Kreu i Inspektoriatit Qendror, Shkëlqim Hajdari ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Shpëtim Zani, i njohur si “Coli”, pas rolit që ai luajti në filmin Debatik.

Shkëlqim Hajdari, i cili për shumë vite punoi si prokuror i Tiranës, në një postim në rrjete sociale, ndërsa tregon se e ka pasur komshi edhe mik të mire, drejton edhe një mesazh prekës.

“Coli( Shpetim Zani), ka nderruar jete. Prej 10 vjetesh e kam komshi dhe takohesha me te gati perdite. Edhe ne kete moshe, kishte mbetur ne sjellje i bardhe e i paster si bora. Do na mungosh o mik e njeri i mire…..! Te Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi. Qofsh per ne parajsen e Zotit.”-shkruan Hajdari në postimin e tij.

Gjithashtu ai bën të ditur se varrimi do të bëhet sot në orën 17:00, duke u nisur nga shtepia, tek Rruga e Dibres, Kompleksi Halili, drejt varrezave të Tufinës./ CNA.al

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re