Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , në një intervistë për Politico.eu , e ka cilësuar të habitshëm reagimin ndaj Kosovës nga Shtetet e Bashkuara pas përleshjeve të fundit të dhunshme që kanë lënduar në vend pjesëtarë të kontingjentit të KFOR-it të NATO-s.
“Ne kemi një ndryshim të vogël në qasje. Të mendosh për sanksione kundër Kosovës duket joproporcionale dhe e padrejtë,” tha ai.
“Isha i befasuar”, tha kreu i qeverise se Kosoves, duke e quajtur “reagim te tepruar” ate te Shteteve te Bashkuara ne lidhje me incidentet ne veri.
Kurti i pyetur për këtë çështje është përgjigjur se situata aktuale “mund” të degjenerojë në një konflikt më të gjerë. Por kjo “varet” nga Beogradi, shtoi ai.