Skip to content

“I bërtita Rikut se nuk e kreu punën tamam”, Nuredin Dumani zbulon kush e pagoi për t’i vendosur eksploziv Talo Çelës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Fax News ka siguruar dëshminë e shtetasit Nuredin Dumani lidhur me veprën penale të shkatërrimit të pronës me lëndë plasëse eksplozive në banesën e shtetasit Talo Çela ndodhur në datë 05.11.2020 në qytetin e Elbasanit.

Dumani tregon se ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj banesës së Talo Çelës e kishte organizuar ai personalisht për llogari të ArjanSpahisë. Ndërsa shton se gjatë kësaj kohe, Dumani kishte qenë në Kosovë dhe kishte folur me Henrik Haxhiajn duke i ofruar këtij të fundit 15 mijë euro për të kryer punënë.

Më tej, Dumani zbulon se ishte nxehur me Henrik Hoxhajt për shkak se nuk ishte shembur e gjithë shtëpia e Talo Çelës nga shpërthimi i ndodhur.

Dëshmia e Dumanit: Një ngjarje tjetër për të cilën dua të jap shpjegime është rasti kur i kam vënë eksploziv shtëpisë së Talo Çelës. Këtë ngjarje e kam organizuar unë për llogari të Arjan Spahisë.

Fillimisht kam siguruar një sasi lënde plasëse prej rreth 5 kg. Lëndën plasëse nuk jam i sigurtë se ku e kam gjetur, por di se e kam blerë. Lëndën plasëse e kam marrë të përgatitur me sa mbaj mend tek kushëriri i Elio Bitrit për të cilin kam dhënë shpjegime më lart. Pasi sigurova lëndën plasëse kam biseduar me Henrik Hoxhajn (Riku) të cilit i kam ofruar 15.000 Euro që të bënte vendosjen e eksplozivit. Riku pranoi dhe di që e ka kryer vendosjen e eksplozivit së bashku me nipçen.

Faktikisht nga shpërthimi nuk u shemb e gjithë shtëpia. Riku me ka thënë se e kishte ngjitur eksplozivin në dy kollona të banesës së Talo Çelës. Në kohën që është vënë eksplozivi unë isha në Kosovë dhe me Rikun komunikoja në telefon me aplikacionin Sky. Për këtë ngjarje unë i kam dhënë Rikut shumën prej 15.000 Euro. Pagesën ma ka dhënë Arjan Spahiu i cili më dha 20.000 Euro dhe gjithë shumën unë ja dhashë Rikut. Riku më ka thënë se paratë i ka marrë nga i njëjti person që i kishte marrë edhe në rastin e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Unë u nxeha me Rikun duke i kërkuar llogari se përse nuk e kishte kryer punën tamam dhe ai e pranoi gabimin”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë