Në kuadër të vizitës që Sali Berisha njoftoi në Gjirokastër me rastin e 31 vjetorit të themelimit të PD, janë mbledhur disa prej simpatizantëve besnikë demokratë të cilët mirëpresin ish kryeministrin Sali Berisha.

Ata shprehen se pas këtyre mbledhjeve përkujtimore, do të ketë protesta për të dëbuar qeverinë. Ndërsa nuk kanë reshtur me akuzat ndaj kreut aktual të PD, Lulzim Bashën për të cilin shprehen se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama kundër shqiptarëve.

“Presim të bëjë Shqipërinë. I besojmë Sali Berishës. Mesazhi ynë është që të bëjmë festën dhe të urojmë njëri tjetrin dhe më pas demonstrate dhe demonstrate deri sa të përzëmë këtë qeveri. Është e padiskutueshme që do u bashkohem protestave të thirrura.

Unë jam nga Këlcyra. Jemi bashkuar se Lulzim Basha është bashkë dhe po fle me Edi Ramën dhe e shkatërruan Shqipërinë. Shqiptarët duhet të ngrihen në demonstrata furtunë që mos të dinë nga të shkojnë, as Luli dhe as Rama”– u shprehën disa prej demokratëve të pranishëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re