Një histori tronditëse, e para që vjen në vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” është zonja Xhemile 64 vjeç, jeton në fshatin Pishkash. Në vitin e dytë të shkollës së mesme, ajo mezi qëndronte në këmbë dhe i zihej fryma, vazhdimisht shtrohej në spital dhe gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë. Trupi ishte i mpirë, dhimbjet shtoheshin dhe ajo detyrohet të ndërpresi studimet.

Në moshën 27-vjeçare mbetet shtatzënë, sekretin ia besoi shoqes së
ngushtë e cila u tregon prindërve të Xhemiles. Familja reagon keq dhe i
thotë se nëse nuk e aborton ajo nuk do të kishte më vend, por Xhemilja
ishte në muajin e gjashtë dhe kishte rrezik, kështu e dërgojnë vajzën në
Elbasan që të ishte larg tyre dhe syve të njerëzve.

Në 18 Tetor 1982 vjen në jetë një vajzë, Gjenovefa Allko. Ajo lindi e
shëndetshme, por nuk kishin se ku të shkonin, pasi e ëma nuk mund të
kthehej në familje, pasi qëndruan disa muaj në maternitet shkon në
shtëpinë e fëmijës në Durrës, por e bindur se do të rikthehej për vajzën
e saj. Deri në moshën 2-vjeçare ajo e takonte shpesh, por një ditë
drejtoresha e këtij institucionit i thotë se vajza nuk jeton më, por pa i
dhënë shpjegime. Xhemilja e tronditur nuk e beson dhe shkon në gjendjen
civile ku i thonë se vajza nuk ka vdekur. Humbet prindërit dhe gjithë
jetën e ka kaluar e vetme.

Sashka vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty”:

“Unë jam një nënë, si të gjitha nënat e tjera, por kam ardhur
këtu për një motiv krejt ndryshe nga të tjerat. Sashka Jani, nga Mavrova
e Vlorës, por jam rritur në qytetin e Durrësit. Kam përfunduar shkollën
e lartë si ekonomiste dhe kam punuar në repart ushtarak si llogaritare e
parë, aty njoha edhe bashkëshortin tim, me të cilin u martuam në vitin
70-të. Si rezultat i martesës unë nuk pata fëmijë dhe një ditë pas 5
vitesh vjen im shoq nga puna dhe në bisedë më thotë: “Përse martohet njeriu?”.

Unë e kuptova dhe i thashë se dihet për të krijuar familje, por
të krijosh familje duhet fëmijë. Nëse ty të mungon kjo pjesë dhe unë nuk
ta dhuroj dot se nuk kam mundësi, je i lirë të vazhdosh jetën tënde.

Nga ai moment nuk e kam dëgjuar më atë gjë prej tij. Merresha me
aktivitete muzikore, në festivalin e Durrësit kam fituar çmimin e dytë.
Po sikur të marrim një fëmijë i thoja. Të më falni për fjalën
“befotrof”, unë them shtëpi e fëmijëve, por ai e kishte shumë të
vështirë. Kam luftuar shumë me jetën time. Një ditë ishte 8 Mars, unë e
quaj ditën më të lumtur, sepse është dita që u bëra nënë. Nusen e
vëllait e mora për të festuar me shoqërinë time, rrugës teksa ktheheshim
i tregoj se shoqja ime e fëmijërisë që punonte infermiere në befotrof
më ka rekomanduar për një fëmijë dhe nuk po më lë rehat, edhe kam qejf
edhe s’kam, sepse nuk e di a do t’ia dilja, sepse unë jam edhe invalide,
por mora vendimin ta merrja. Ne do ikim atje më tha, direkt në shtëpinë
e fëmijës në Durrës. Drejtoresha ishte shoqe me motrën time e cila ka
mbaruar për ndihmës mjeke, më dëgjoi dhe më sjellin tre fëmijët e parë,
dy çuna dhe një vajzë bionde. Unë gocën nuk e njihja dhe nuk e kisha
parë ndonjëherë. Nuk janë këta ata që dua unë, më sjellin tre vajza të
tjera, edhe ato mu afruan, por prapë e ndieja diçka. Sytë më mbetën tek
një vajzë që nuk u afrua, rrinte në cep dhe bënte disa lëvizje me duart
dhe në moment i thashë atë do të marr. Ajo nuk afrohej vetëm më
shikonte, nuk lëvizte, shkova e mora. Çfarëdo të më ndodhi në jetë unë
do t’i kushtojë jetën këtij fëmije me mish e me shpirt dhe ashtu bëra.
Nuk isha gati dhe mendova ta merrja pak ditë më vonë, teksa ngjitej
nëpër shkallë për t’u kthyer tek fëmijët e tjerë vajza ka qarë dhe
ulërinte mami, mami. Në atë moment më ka rënë të fikët, shkova me nusen e
vëllait në shtëpi, mora disa veshje dhe mora vajzën për të mos e kthyer
më.

Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin vajza jote?

Sashka: Vajza ime në dokumentacion e kishte
emrin Gjinovefa, nusja e vëllait më thotë se i ndjeri bashkëshorti im i e
kishte emrin Jorgo dhe më pyet a ke dëshirë ta vendosim emrin e vajzës
Jonida? Unë u lumturova dhe nga ai moment e quajtëm Jonida.

Ardit Gjebrea: A more vesh gjë për historinë e vajzës?

Sashka: Po.

Ardit Gjebrea: Si ishte?

Sashka: Më thanë që një vajzë fatkeqe kishte
dashuruar, lindi një ëngjëll dhe e la për hallin që kishte, jo se nuk e
donte. Unë di që e ëma e saj quhej Xhemile Allkja, vajza ime kishte
ditëlindjen 18 Tetor 1982, nuk e ndryshova, ndërsa emër dhe mbiemër i
dhashë timin. Më parë dija që shkonte e vizitonte, unë bëra
dokumentacionin, gjykata e Durrësit më ka ndihmuar dhe brenda një javë
Jonida u bë vajza ime. E ëma ka shkuar për ta takuar pak ditë pasi e
mora dhe i kanë thënë se vajza i vdiq. Ky është motivi që unë jam sot
këtu për t’i thënë asaj nëne që Jonida, apo Gjinovefa e saj jeton dhe
është mbretëreshë. Këtë kurajo që nuk e pata asnjëherë për t’ia thënë
vajzës sime, por më ka shqetësuar për 35 vite që sa herë blija diçka të
bukur për Jonidën time.

Ardit Gjebrea: Si ishte fëmijëria e Jonidës? Si e priti babai?

Sashka: Ky është edhe momenti më i vështirë i
jetës sime, e mora vajzën dhe do takoheshim me burrin, më thotë nusja e
vëllait që të vinte edhe ajo, por çfarëdo të ndodhi më mirë të jetë
përplasja me mua se sa të dëgjosh ti, e falenderojë që ajo ishte pranë
meje. Mora vajzën dhe shkova të takoheshim, ai harroi dhe mendoi se
ishte djali i vëllait. Hajde tek xhaxhi i tha, por nuk e lejova do të
sqarojë më vonë i thashë. Në fytyrë u zverdh. Nuk kam planifikuar asgjë,
por kështu ndodhi, të lutem duro pak. Dy javët e para vajza ime qante
dhe ulërinte, ndryshoi ambient, arrita humba 7 kg, është shumë nevrike,
kam një vajzë të mrekullueshme, por hante dorën me dhëmbë, u çmenda. Një
ditë në mëngjes teksa vajza flinte dhe i përgatita bukën bashkëshortit
më thotë është gjyna se po qan çdo ditë merre çoje më mirë, ajo ngrihet
dhe i thërret “Babi”. Ai u kthye e puthi dhe Jonidën nuk e çova.

Ardit Gjebrea: I ke treguar Jonidës historinë?

Sashka: Jo Ardit, nuk e kam pasur kurrë kurajon
për t’ia treguar. Mendoja se duke parë ndjeshmërinë e madhe që kishte
dhe nuk e besonte, ne kemi përjetuar një skenë që nuk e imagjinoi dot.
Më pyet nëse këtu ka sekret mbi sekret. Unë i ngjaj shumë babit tim, mezi priste

Ardit Gjebrea: Ku jeton sot Jonida?

Sashka: Në Itali, prej 16 vitesh, atje isha edhe unë.

Ardit Gjebrea: Është martuar?

Sashka: Po, ka një djalë 18 vjeç. Kam një nip të mrekullueshëm që e kam rritur edhe atë vet.

Ardit Gjebrea: Jonida, sa vjeçe është sot?

Sashka: 37 vjeçe mbush në Tetor.

Ardit Gjebrea: Qenka martuar shumë e re atëherë?

Sashka: 17 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Cili është momenti që ju vendosët t’i tregonit Jonidës historinë?

Sashka: Ia tha bashkëshorti, është e drejta e
saj, kur do t’ia thuash më tha. Babai i vet iku e mori sekretin me vete,
pse ti nuk ia tregon më tha? Nuk kam kurajo, nuk mundem.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka Jonida që nuk ka ardhur në Shqipëri?

Sashka: Kishte 9 vite pa ardhur.

Ardit Gjebrea: Sot keni ardhur në studio që të
ulërisni me të madhe për nënën e Jonidës, Gjinovefës, për t’i thënë që
ajo jeton dhe është shumë mirë. Unë shpresoj që ajo të jetë duke na
dëgjuar në këto momente.

Sashka: Ishalla, edhe unë këtë dëshiroj sepse Jonida e mori vesh të vërtetën, po të njohi edhe nënën.

Ardit Gjebrea i tregon Sashkës se të gjithë historinë e saj
në anën tjetër të murit e ka dëgjuar një person, zonja Xhemile që është
edhe nëna biologjike e Jonidës së saj.

Sashka: Jam shumë e lumtur Ardit.

Ardit Gjebrea: Xhemile e dëgjove? Ta ka mbajtur Gjinovefën në pëllëmbë të dorës.

Xhemile: Faleminderit.

Ardit Gjebrea tregon se Jonida është në Itali dhe i fton të dyja
nënat të takohen. Të dyja të përlotura dhe shumë të emocionuara, Sashka i
thotë “Të kam motër! Të dyja jemi një tani!”. /tvklan.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re