Mati është 32 vjeçe. Sot ajo rrit dy fëmijët e saj dhe po pret një të tretë. Pjesën tjetër të kohës ia dedikon njerezve, e veçanërisht fëmijëve.

Vite më parë kjo nënë humbi të birin, i cili u shua vetëm 1 muaj pas ardhjes në këtë botë. Me siguri dita më e vështirë e jetës për këtë grua, e cila dhimbjen e përktheu në forcë dhe qëllim, të ndihmojë me çtë mundet, sado që të mundet.

Mati ka ndihmuar qindra familje, duke nisur nga gjërat e vogla apo dhuratat, deri tek të paguarit e faturave mjekësore për fëmijë të sëmurë.

Ajo krijoi një organizatë jo-fitimprurëse, në emër të të birit të ndjerë dhe prej vitesh ndihmon pikërisht në emër të shpirtit të të birit.

“Sa herë i bëj këto akte bamirësie e ndjej pranë tim bir… sepse përherë them se është ai, nga parajsa që po i bën këto vepra”-thotë nëna 32 vjeçare.

Më poshtë gjeni të plotë rrëfimin e saj në CBS, ( On the Road)


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re