Në emisionin “Stop”, në “Tv Klan”, u transmetua historia e një 92-vjeçari nga Fieri. Për shkak të një çështje të vjetër pronësie, i biri e ka dhunuar fizikisht për rreth dy orë. Në gjendje të dehur, ai e ka mbyllur në dhomë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë dhe fraktura në trup.

“Vjen ky, bam-bam, futet në dhomë , i nxjerr ata përjashta e më thotë mua: “Hë tani! Cfarë do bëjmë bashkë?” . Çfarë do bëjmë, o djalë?! Ta kam thënë. Një pëllëmbë në të djathtë. Unë do të të qëlloj ty! Unë do të të marr shpirtin tha ai.

Ishte i dehur. Unë shty tutje, ai bam… vetëm me grushte. Gjithë këtë pjesën këtu, në të gjithë trupin, në të gjithë trupin! Mbrapa, kur më ulte kokën kështu…kam frakturë këtu. Kisha dhimbje shumë në këtë anë dhe erdha bëra grafinë. Ndihemi shumë të frikësuar! Sa herë kalojnë makinat aty, natën, në rrugë, ngrihem dhe zë derën me kyç. Do të vras! Do të mbys! Do helm miu! Pse nuk vdes? Vdis!”, ka treguar i moshuari për “Stop”.

Për të birin e tij është dhënë një masë “detyrim paraqitje”. I moshuari ka hedhur dyshime se i ai ka dhënë para për të dalë nga burgu.

Gazetari: Pse mendon se është dhënë një masë e lehtë për djalin?

I moshuari: Mendoj, se… Ai jeton në Angli dhe ka Paund.

Gazetari: Ti thua, se ka dhënë para?

I moshuari: Po si u dhënka ky ligj, afërmendsh, të rrahësh babanë si daullja në dasmë ose si gomari në duhan?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko