Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e mësueses myzeqare Rainita Pupi, nga koronavirusi, ka prekur tej mase familjarët e saj, por edhe mjaft nxënës, që ajo iu ka dhënë dije ndër vite.
Mes mesazheve prekëse është edhe ai i djalit të saj, Endrit, i cili e ka shumë të vështirë t’i thotë lamtumirë njeriut më të shtrenjtë, që virusi ia mori padrejtësisht.
Në rrjetet sociale, djali shprehet mes dhimbjes se asgjë nuk mund ta mbushë boshllëkun që i ka lënë në zemër ikja e të ëmës.
POSTIMI:
Asgje nuk mund ta mbush kete boshllek ne zemren time,shpresoja shume qe do te takoja perseri por nuk munda.
Ti luftove deri ne fund me te gjitha forcat e tua sepse gjithmone ishe luftarake!
Te dua shume Mami!!!Me fal zemer qe nuk te them dot Lamtumire!!