Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagos një tjetër.

Burimet bëjnë me dije se forcat e policisë kanë shoqëruar gjatë orëve të fundit nënën e autorit të dyshuar, shtetasit Violand Braçellari.

Ajo është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku po merret në pyetje me intensitet të lartë nga grupi i hetimit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re