Isuf Jaçaj, 58-vjec, person me precedentë penalë, është personi i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 3 të Sarandës. Ai është babai i 31-vjecarit Klaus Jaçaj.

Jacaj ndodhet në burg për “përkrahje e autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama nga Kamza.

Në 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni, vendosi eksploziv tek automjeti i Klaus Jacaj duke e shkatërruar atë plotësisht, ngjarje ende e pazbardhur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re