Më 17 shtator (2020) në rrugën Fier- Seman, 25 vjeçari Qani Metaj do të përplasej nga një makinë. Pas aksidentit, autori u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa 25 vjeçari ndërroi jetë në rrugë.

Nëna e babai i të ndjerit thonë se ende nuk e kanë në dorë ekspertizën mjeko- ligjore për të kuptuar shkakun e vdekjes së të birit dhe nëse ai do të mund të shpëtonte, sikur autori t’i kishte dhënë ndihmën e parë.

Sot Dallëndyshe e Vullnet Metaj ndodheshin përpara dyerve të gjykatës së Fierit, pasi u dha vendimi për autorin e aksidentit. Ky i fundite kishte përfituar gjykim të shkurtuar dhe u dënua me 5 vite e 4 muaj burg. Vendimi për prindërit e 25 vjeçarit të ndjerë, është konsideruar fare qeshkarak.

“Unë jam nëna e të ndjerit Qani Metaj. Pas meje ndodhet gjykata që ka gjykuar vdekjen e djalit tim. Para 11 muajsh ma vranë djalin dhe ma lanë në kanal, ai që ma vrau djalin është larguar nga vendi i aksidentit. Pas një zvarritje nga prokuroria, jemi ankuar edhe te Kryeprokurori. Pas bërjes mediatike për herë të parë pas 15 ditësh filloi gjyqi i parë, dje u mor një vendim i paprecedent, qesharak absolutisht.

A vallë vlen jeta e një 25-vjeçari 5.4 vite burg? A ky është shteti jonë? A kjo është drejtësia në vendin tonë? Ne kemi kërkuar gjykim normal, por gjyqtarja pranoi gjykimin e shkurtuar, kur Instituti i Lartë i Drejtësisë ka dhënë përfundimin fajtor në gjendje të rënduar, pasi kishte precedent penal të tjerë dhe braktisi viktimën. Ne kërkojmë nga gjyqtarja nëse djalit i ka ardhur vdekja nga përplasja me makinën apo mbytja në kanal. Gjyqtarja nuk pranoi këtë por gjykimin e shkurtuar duke e dënuar me 5.4 vite.

Pretendimet dhe kërkesat tona nuk janë marrë parasysh. Ne kërkuar një gjë të thjeshtë, nga se i erdhi vdekja djalit? Fajtori të dënohet plus për vrasjen, por edhe braktisjen. U mor parasysh vetëm cfarë kërkoi pala tjetër. Ne do të shkojmë te ambasadorja Yuri Kim. Unë do të shkoj deri në Hagë, nuk ka shanse të shkeli dikush gjakun e djalit tim. Po kërkoj vetëm drejtësi dhe do ta kërkoj deri në pafundësi. Kjo është vrasje për herë të dytë” tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re