Policia e Durrësit ka sekuestruar një shumë prej 20 300 paund, dhe ka vënë në pranga 40-vjeçarin nga Mati.
 
Sipas policisë shtetasi B.D, 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londër Angli, i cili kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.
 
Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B. D. iu gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re