Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet nga momenti i atentatit ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, Salvator Kaçi, më 14 maj 2023.

Siç shihet në video, një automjet i bardhë e ndjek nga pas dhe i bllokon rrugën makinës ku udhëtonte ish-kryebashkiaku i PD-së.

Dy persona dalin nga automjeti dhe i drejtojnë armës në mes të rrugës Salvator Kaçit.

Por shoferi i mjetit ku ndodhej  Salvator Kaçi ka shamgur autorët duke i dhënë gaz makinës mbrapsht dhe futet në një rrugë tjetër.

Ndërsa dy personat nxitojnë të kthehen në automjet pasi shënjestra e tyre u largua nga vendngjarja.

Sipas Berishës në automjet me ish-kryebashkiakun demokrat ndodhej edhe djali i tij.

“Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit, mbeten dëshmi flagrante e asaj që kemi thënë se në këtë farsë, krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim.

Me datën 14 maj, këtu së bashku kam denoncuar atentatin e dështuar, të organizuar nga bandat kriminale, ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokratit Salvator Kaçi, i cili po kalonte së bashku me të birin, po udhëtonte, dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar, por një manovrim i shpejtë i shoferit, e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal.

Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë, me një cinizëm dhe unë jam këtu për të paraqitur para jush këtë video, në të cilën tregohet qartë se si kriminelët i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan.

Këtu do shihni makinën e Salvatorit, ia zënë rrugën. Ja ku janë vrasësit me revole në dorë. Por largimi i shpejtë i makinës së Salvatorit, bën të pamundur kryerjen e aktit.

Manovrimi me shpejtësi i shoferit i bën të pasigurt vrasësit në realizimin e aktit të tyre makabër”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re