Video e mëposhtme tregoi më së miri se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Attiki Odos, unaza më e madhe rrugore e kryeqytetit grek, atje ku dhjetëra njerëz mbetën të bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës.

Njerëzit mbetën në makina, në të ftohtë e në pamundësi për t’u larguar. Media greke postoi këtë video, e postuar nga një burrë, baba i një fëmije të vogël.

“Me fëmijën mes borës…”-thotë babai, i cili sipas medias së shtetit fqinj, është dashur të ecë të paktën 2.5 km në këmbë, për të dalë nga unaza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re