Skip to content

I bllokuar prej 48 orësh në galerinë e minerës së Bulqizqës, ende asnjë shenjë nga minatori 61 vjeçar

Muharrem Plaku është minatori i bllokuar nga një masiv inertesh në galerinë e minierës së Bulqizës. Tashmë prej 48 orësh grupet e avari-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e tij, ndëra një grup tjetër minatorësh po punojnë për të larguar materialin shkëmbor.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera kanë bërë të ditur se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.

Galeria në të cilën ka ndodhur shembja, është në pronësi të subjektit minerar KADURTEX sh.p.k.. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi. Ende nuk dihet nëse Muharrem Plaku është gjallë apo ka humbur jetën nga masivi i mineralit që ra ditën e djeshme.

Bie masivi i mineralit në Bulqizë, punëtori 61 vjeçar mbetet i bllokuar në galeri (EMRI)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb