Një i paraburgosur në Burgun e Shënkollit i ka vënë flakën dhomës ku po qendronte me shokun e tij.

 

Ngjarja është shënuar të enjten rreth orës 02:00 të mëngjesit.

 

Sipas burimeve ndërhyrja e gardianëve të burgut ka parandaluar përkeqësimin e situates ndërsa I burgosuri është identifikuar si Artur Ferketa.

 

I dëmtuari ka marrë disa lëndime në trup, nga flakët e zjarrit, ndërsa ka marrë mjekimin e nevojshëm brenda ambjenteve të burgut.

 

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan të burgosurin në vendosjen e zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re