Një i burgosur në Burgun e Reçit është futur në grevë urie prej datës 14 prill, për shkak se kërkon që të transferohet nga ambientet e atij burgu për tu zhvendosur në JVP-në e Durrësit pasi sipas tij ka familjen pranë.

I burgosuri tregoi se ai i plotëson të gjitha kriteret e sigurisë dhe ligjore për transferim, por kërkesa e tij refuzohet pasi, sipas tij çdo gjë bëhet me sekserë dhe me para.

“Jam Mariglen Lala, jam në burgun e Reçit dhe kam një vit e gjysmë që kërkoj që të transferohem në një burg pranë familjes. Kam marrë një masë ekstreme për të hyrë në grevë urie pasi nuk më transferojnë. Ju drejtova televizionit tuaj nëse dikush nga qeveria të na japë të drejtat tona që na takojnë.

Unë i plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret e sigurisë çdo lloj kriteri ligjor. Çështja ka mbetur pasi transformimi vijon në mënyrë të sekserëve.

Vendimi është në kundërshtim me ligjin. Unë jam 140 km larg prindërve. Dua të transferohem në JVP e Durrësit sepse aty kam familjen. Ma kanë refuzuar kërkesën pasi thonë se ka mbipopullim.

Uroj që dikush të dalë dhe të thojë se këto të dënuar kanë të drejtë tu jepet ajo që u takon. Këtu çdo gjë funksionon me mik.”- tha Lala./ Fax News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re