Një tjetër rast i tentativës për vetvrasje në burgun e Drenovës në Korccë. Burime bëjnë me dije se 28 vjeccari P.S ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1, pas mesnate. Dyshohet se i burgosuri është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë, dhe në gjendje depresioni ka tentuar t’i japë fund jetës.

 

Është transportuar në spitalin e Korccës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 

P.S është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, ndërsa ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve në burgun e Drenovës që prej rastit të Ll. D.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re