Njeriu i llahtarës së 15 marsit në Christchurch  të Zelandës së Re, është vetë deklaruar jo fajtor për të gjitha akuzat. Brenton Tarrant i cili po akuzohet për marrjen e  51 jetëve njerëzore e 40-ëve në tentativë, ka dalë para gjykatësve përmes një videolidhjeje nga burgu.

Australiani 28-vjeçar po qëndronte i ulur në heshtje kur avokati i lexonte deklaratën e tij, ku thoshte se nuk ndjehej fajtor për atë çfarë bëri, një çmenduri e parë edhe live mijëra njerëz.

Disa prej të mbijetuarve të sulmit dhe të afërmve të viktimave ishin në gjykatë për të ndjekur seancën, dhe shpërthyen në lot kur avokati i Tarrant  po e lexonte qëndrimin e palës që e mbronte.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë tha se gjykimi ishte caktuar për 4 maj të vitit të ardhshëm dhe se Tarrant do të kthehej në paraburgim deri në rishqyrtim të rastit më 16 gusht.

Në paraqitjen e tij të fundit në gjykatë gjatë prillit, ai u urdhërua t’i nënshtrohej vlerësimeve të shëndetit mendor për të përcaktuar nëse ishte i aftë për t’u gjykuar.

Javën e kaluar Zelanda e Re hoqi ndalesën për publikimin në media të fytyrës së tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re