Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi, teksa e ka quajtur Edi Ramën një të çmendur që gënjen dhe mashtron shqiptarët.

Duke iu referuar shqiptarëve që kanë braktisur vendin në këto vite, Maliqi shprehet se Shqipëria po ç’popullohet dhe tashmë është koha për të rezistuar në mbrojtje të demokracisë.

Postimi i plotë i Maliqit:

Shqiperi ku je? Nje i cmendur gjithe vendin cmend. I genjeu, i mashtroi, i varferoi, i lodhi, i drogoi, i stresoi, i zaptoi, i nenshtroi, i uzurpoi, i turperoi, i largoi, i vodhi, i kanabizoi, i burgosi, i helmoi, i kercenoi, i shantazhoi, i percau, i tmerroi – popullin, opoziten, studentet, protestuesit, socialistet, gazetaret, aktoret, te rinjte, infermieret etj. Vetem aktrim e shoë. Jemi popull apo bageti?

Ka trima ky vend sic ka qene Avni Rustemi, Vojo Kushi, Çerçiz Topulli, Selam Musaj etj apo thjesht kemi pare filma me shqiptare te forte. Iken 300 mije shqiptare keto 6 vjet qe qeverise i marri po cpopullohet vendi, po mbyllen shkollet po ikin infermieret. Valle nga ky i marre te gjithe duhet te ikim?

Popull – Erdhi koha te ngresh koke, te luftosh, lirine, demokracine bashke me shoke ta rifitosh, mjaft punove per te cmendurin o fatkeq. Ngrihu dhe bjeri, katunare e punetor qe nga Shkodra gjer ne Vlore

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re