Thuajse çdo ditë në Spitalin Infektiv nuk mungojnë denoncimet e qytetarëve që pretendojnë se nuk marrin informacion për të afërmit e tyre të shtruar në këto ambjente.

Duke u vendosur përballë kësaj vështirësie, disa prej tyre mendojnë më të keqen duke ju drejtuar edhe morgut të spitalit.

I riu është njoftuar në mënyrë jo zyrtare se i ati ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërkohë që ai vijonte t’i dërgonte ushqime.

“Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot po i dërgoj ushqime. A hanë të vdekurit ushqime?!”, është shprehur djali.

Spitali infektiv thotë ai se nuk i jep informacione dhe ne celular prej disa ditësh nuk ka folur me të atin.

“Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë, se nuk më japin përgjigje as tek Infektivi dhe as në morg”, është shprehur djali.

Më pas i drejtohet efektivit të policisë për informacion, i cili pasi komunikon me përfaqësuesit e morgut dhe njofton se nuk ka kufomë me identitetin e të atit të tij.

Fatkeqësisht djali largohet nga spitali pa marrë asnjë përgjigje./ Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re