I dashur fëmija im

Ti je gjëja më e rëndësishme në botë për mua. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë thellësinë e dashurisë që kam për ty, as gjërat që do të bëja për të të mbrojtur. Unë jam çdoherë aty për ty, me një mendje të hapur dhe një vesh që të dëgjon.

Çdoherë do t’i përkrah ëndrrat e tua dhe do të të inkurajoj t’i arrish ato. Çdoherë do të të ndihmoj në çdo mënyrë që mundem.

Por ajo që mbase ti nuk e di është kjo: unë nuk kam ndërmend të bëhem shoqja jote. Unë jam nëna jote.

Për momentin, unë jam përgjegjëse për çdo aspekt të mirëqenies tënde. Nuk do të jetë kështu gjithmonë, por tani, unë jam përgjegjëse për të të mbajtur të sigurtë.

Unë jam përgjegjëse për t’u siguruar që je i ushqyer, i veshur, i edukuar. Unë jam përgjegjëse për t’i pastruar rrëmujat e tua.

Unë jam përgjegjëse për të të mësuar të mendosh në mënyrë kritike, shpresoj edhe optimiste, si dhe të dashurosh me gjithë zemër. Unë jam përgjegjëse për të të disiplinuar kur nuk sillesh mirë.

Unë jam përgjegjëse për për të të mësuar të ndash me të tjerët, të dëgjosh, të kërkosh falje, të respektosh dhe ta meritosh respektin. Unë jam përgjegjëse për për të të mësuar të jesh vetja pa u turpëruar.

Përfundimisht, unë jam përgjegjëse për për të rritur një anëtar produktiv, të vëmendshmën, të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm të shoqërisë. Unë e marr këtë përgjegjësi shumë seriozisht.

Nuk brengosem nëse kjo do të thotë se nuk jam argëtuese si nënat tjera.

Nuk brengosem nëse kjo do të thotë se ti do t’i rrotullosh sytë kur të flas, do t’i përplasësh këmbët ose t’ma mbyllësh derën në fytyrë.

Nuk brengosem nëse kjo do të thotë se ndonjëherë nuk do të të pëlqej. Sepse, unë ty të dua – secilën herë.

Dhe nuk do ta flijoj shëndetin, sigurinë ose mirëqenien tënde vetëm që ti të mendosh se jam “cool”.

Unë nuk jam shoqja jote.

Unë jam nëna jote.

Një ditë do të rritesh dhe do të jesh i përgjegjshëm për t’i marrë vendimet tuaj. Dhe do të të duhet t’i pranosh pasojat e këtyre vendimeve.

Nuk do të jetë vendi im të të tregoj se nuk mund ta bësh një gjë. Nuk do të jetë vendi im të të them “Jo”.

Një ditë, do t’më duhet të mjaftohem me dijen se e kam bërë më të mirën time, dhe të shpresoj se ajo që të kam mësuar do të të mjaftojë dhe do të të shërbejë mirë.

Një ditë, me qejf do të ulem në ulësen e pasme të familjes që ke zgjedhur dhe krijuar për veten. Ky është rregulli natyror i gjërave, dhe diçka që më dëshmon se e kam kryer punën time.

Një ditë..

Shpresoj se do të besosh në mua si në një shoqe.

Shpresoj se do të bëjmë së bashku gjërat që bëjnë miqtë.

Shpresoj se do t’më konsiderosh shoqe.

Por, fëmijë i dashur

Tani, nuk jam shoqja jote.

Jam nëna jote.

Burimi: herviewfromhome.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re