Lagjja e varfër e Part-Dieu, në Francë është evakuuar nga policia mëngjesin e së premtes. Familjet që ndodheshin në rrethinat e lagjes Part-Dieut u dëbuan. Shumica prej tyre ishin familje shqiptare, të cilat pretendonin të përfitonin azil duke qëndruar nëpër rrugët e lagjes së varfër, shkruan rue89lyon.fr. 

Numri i njerëzve që ishte vendosur përgjatë kësaj lagjeje kishte shkuar në 200, duke bërë në këtë mënyrë ngritjen e një kampi. Ata jetonin poshtë disa çadrave të ngritura nëpër rrugicat e lagjes.

Sipas prefekturës, që përfshin këtë lagje, nuk merr përgjegjësi për personat që ndodheshin në këtë kamp.  Duke filluar nga e hënë që vjen, pritet që temperaturat të zbresin disa gradë, dhe prefektura kishte marrë disa masa kundër të ftohtit, ku mësohet disa dhjetëra njerëz kishin mundur të strehoheshin në një gjimnaz.

Policia ndërhyri te kampi ku ishin përqendrua shqiptarët dhe i dëboi ato. Ky është dëbimi i gjashtë i azilkërkuesve shqiptarë brenda  një viti. Ky i fundit ndjek një vendim të Gjykatës Administrative të Lionit të 31 tetorit të vitit që lamë pas.

Me vendim të Prefekturës, personat që janë dëbuar nga aty do të  strehohen në një palestër, për rreth 10 ditë.  Pas, mbarimit të afatit 10 ditor, pritet që prefektura të marrë masa të reja.

Një mbështetës i emigrantëve është shprehur se kjo nuk është zgjidhje, duke theksuar se ata kanë nevojë për një strehë mbi kokë.

Por, për të gjithë familje shqiptare thuhet nga autoritet se nuk do të strehohen, por sipaas vendimit të gjykatës, ata do të dëbohen. /td/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re