Përplasjet mes maxhorancës dhe presidentit për kreun e ri të KLSH-së, ka bërë që në këtë detyrë të qëndrojë përtej mandatit, Bujar Leskaj.

Po, siç duket, sherri presidencë-qeveri e ka “mërzitur” edhe vetë Leskajn, i cili së fundmi ka vendosur të relaksohet me shokët e tij, nën avujt e alkoolit.

Siç mund ta shihni edhe në këtë video të siguruar nga Gazeta SHQIP, kryetari në detyrë i KLSH-së ka hequr “kostumin” e zyrtarit për të bërë mundje më një shok të tij.

I degraduar komplet nga alkooli, një gjest skandaloz për një zyrtar kaq të rëndësishëm të shtetit shqiptar, dhe më kanatjere, Leskaj shihet teksa përleshet brenda një lokali, ku nuk mungojnë as fjalët e pista.

Ajo që bie në sy është se rolin e arbitrit e ka mbajtur një tjetër ish-deputet i Partisë Demokratike, Sali Shehu, ndërsa shokët e tjerë bëjnë tifo.

Në raundin e parë, duke qenë se edhe “këmbët i dridhen” nga alkooli, Leskaj përfundon i shtrirë në dyshemenë e lokalit. Kryetari në detyrë i KLSH mbledh forcat për një përballje tjetër, por sërish përfundon në pllaka.

Prej dy vitesh posti i kreut të KLSH është vakant, pasi Leskajt i ka mbaruar mandati. Presidenti Ilir Meta ka nisur 4 kandidatura për miratim, 3 prej të cilave janë refuzuar nga parlamenti.

Së fundmi, presidenti Ilir Meta i ka propozuar Parlamentit, emrin e Arben Shehut në postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë Shtetit.  I propozuari në këtë post vjen nga bota akademike dhe ka në eksperiencë në fushën e jurispridencës.

Nuk dihet nëse Shehu do marrë miratimin e parlamentit, por mund të themi se Leskaj po e mbyll me turp detyrën.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re