Skip to content

I dehur dhe me fëmijë në makinë, shoferi bën “të fortin” me policët, ja çfarë ndodh në Tiranë…

  • 14/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë kontrolleve, policia ka ndaluar një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. D., pasi është konstatuar që mbante në vendin e parë të mjetit, një fëmijë pa sisteme fiksimi, duke qenë në shkelje të rëndë të Kodit Rrugor.

Shoferit i është kërkuar të bëjë testin e alkoolit, por ka refuzuar disa herë, e për rrjedhojë është shoqëruar në komisariat, ku edhe aty ka refuzuar ta bëjë testin.

Pas disa tentativash, shoferit i është bërë testi i alkoolit, ku ka rezultuar se ai e drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.86 mg/l.

Njoftimi i policisë:
“Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë Rugore kanë ndaluar në Rrugën Bardhyl automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. D., pasi është konstatuar që mbante në vendin e parë të mjetit, një fëmijë pa sisteme fiksimi, duke qenë në shkelje të rëndë të Kodit Rrugor.

Gjatë kontrollit policor, në komunikimin me efektivët, drejtuesi i mjetit ka shfaqur shenja të përdorimit të alkoolit. Pasi i është kërkuar që të kryejë testin e alkoolit, ai ka refuzuar dhe është larguar menjëherë me mjet, me shpejtësi, dhe për këtë arsye, punonjësit e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe në rrugën “4 Dëshmorët” kanë bërë ndalimin e tij.

Drejtuesi i mjetit sërish ka refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit dhe pas këtij kundërshtimi të dytë është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.
4, Tiranë, ku edhe në ambientet e Komisariatit ka refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

Gjatë shoqërimit për në Komisariat të drejtuesit të mjetit, janë njoftuar familjarët e fëmijës 5-vjeçar, i cili është marrë më pas nga nëna e tij.

Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se shtetasi A. D. drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.86 mg/l.

Përveç ndëshkimit për shkeljet rrugore, ku i është pezulluar leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbtritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe u ndëshkrua me masë administrative me 30.000 lekë të rinj.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit për veprat penale të “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë