Pas incidentit të sotëm ku Perlat Bonaj dhunoi kryetarin e Bashkisë Selenicë Pëllumb Binaj, ky i fundit ka folur për Fax News duke treguar se e gjitha ishte një luftë mes shoferëve për të transportuar mësuesit.

Binaj theksoi se një leje e tillë nuk jepet nga Bashkia por nga Drejtoria Arsimore dhe se 57 vjecari ka qenë i dehur në momentin që e ka goditur pa kërkuar asnjë diskutim.

Binaj tha po ashtu se Bonaj kërkon të ketë cdo orar të linjave të furgonit për vete në një moment që ka të tjerë të licensuar dhe me të drejtë kanë orarin e tyre për të transportuar mësuesit në shkollat në fshat.

Fjalën e tij kryetari i Bashkisë Selenicë e mbylli duke thënë se nuk mund të veprohet në bazë të dëshirave individuale por në bazë të ligjit.

“Njoftimi i Policisë është i vërtetë në bazë të denoncimit që kam bërë si titular për incidentin që ka ndodhur. Nuk ishte një gjë e mirë sepse ne në Bashki jemi një familje e madhe dhe të lidhur me njëri-tjetrin por dhe për shkak të funskioneve që ushtrojme në shërbim të njerezve, nuk duhet të kishte ndodhur. Personat që më kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin, por gjatë diskutimit erdhi pronari i shoferëve i cili goditi direct, më shau, kërcënoi, gjithcka që mund të bëjë një njeri i dehur, sepse një njëri normal nuk i bën këto.

Funksionojnë dy licensa që nuk kanë lidhje me firmën time dhe si shoqëri ka bllokuar 3 orre të mëngjesit në favor të aktivitetit të tij, është activist dhe në bujqësi, unë kam folur me superlative me të, për këtë problem i thashë Perlat lejo një orar për djalin nga Sevasteri sepse ka licensë.

Të gjitha burrat e fshatrave të ndryshëm kanë linjat e tyre, i vetmi fshat që ska një orar ka qenë Sevasteri dhe prandaj duhej licensa.

Kjo e drejtë për të transportuar nuk e jep Bashkia, por DAR seps ata conin mësuesit në banesat e tyre dhe në shkollë.

Ky tani e shfryu te ne, më kërkoi të hiqja licensën e 2017 të djalit tjetër, në metodë të punës të tij ai do që në sektorët e tij të jetë i pacenueshëm, por nuk mund të krijoijë monopol për linjat sepse ka ulur shërbimin dhe i ka ikur klientela. Nuk ka lab qe nuk pi por nuk bëhet kështu.

Në vend të gjenim një rrugëzgjidhje bëri këtë tjetrën. Në kulturën tonë duhet të promovojmë atë që duhet të funksionojnë mekanizmat dhe jo individi”-tha Binaj.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re