TIRANË

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë portierin e Partizanit Alban Hoxha, i cili u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Gjykata ka vendosur masë e sigurisë “detyrim paraqitje” pë Hoxhën, i cili dy herë në muaj duhet të paraqitet në prokurori.

Portieri i Partizanit dhe ish-portieri i Kombëtares është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij në rrugën “George W Bush”.

Në testin e alkoolit Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

Ndalimi i Alban Hoxhës vjen në një moment të vështirë për Partizanin, pasi të premten luan në derbi kundër Tiranës.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re