Policia e Elbasanit ka arrestuar një 57-vjeçar, punonjës në burgun e Peqinit pasi mbrëmjn e djeshme është përfshirë në një aksident.

Blutë bëjnë me dije se S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan (punonjës i IEVP Peqin), po drejtonte automjetin në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë.

Ai ka qenë në gjendje të dehur kur ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga aksidenti është dëmtuar 57-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re