
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin me iniciale M.Sh., 38 vjeç, pasi ditën e djeshme u përfshi në një aksident.
Sipas uniformave blu, 38-vjeçari, në gjendje të dehur u përplas me një automjet dhe për pasojë u lëndua.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. Sh., 38 vjeç, banues në Patos, pasi në fshatin Kuqar, motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë u dëmtua 38-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e policisë.
