Është zbardhur e shkuara kriminale e vrasësit serial Dan Hutra.
Ai sot vrau me armë Etleva Kurtin në Kamëz dhe motën e kunatën e ish bashkëshortes në Paskuqan.
Po ashtu, plagosi ish bashkëshorten dhe nënën e saj si dhe të dashurën që kishte aktualisht.
Por Dan Hutra nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai sëfundmi është liruar nga burgu në 16 shkurt, ndërsa ka qenë edhe më parë i dënuar për vepra të ndryshme penale, por sërish ka arritur të dalë.
Hutra është arrestuar në 20 maj 2003 nga policia e Devollit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Më pas, është vënë në pranga në datën 10 dhjetor 2007 për vrasjen e bashkëshortes së parë Dafina Havalja.
Në datën 7 dhjetor 2021 është arrestuar në Durrës për vjedhje banesash.
Në datën 1 shkurt 2022 është arrestuar po në Durrës për tentativë të vjedhjes së banesave.
Ndërsa në datën 16 qershor 2022 u arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 5 në Tiranë për dhunë në familje, pas denoncimit të bërë nga ish bashkëshortja Elena Hysa, që sot mbeti e plagosur.
Dan Hutra arriti të dilte pak ditë më parë pas tërheqjes së denoncimit nga ish bashkëshortja, ndonëse Gjykata e Apelit kishte marrë vendimin në datën 14 shkurt 2023 që ai të qëndronte në qeli.