Policia vuri sot në pranga një 55-vjeçar në Poliçan, i cili ishte në kërkim për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

55-vjeçari Artur Zotkaj, rezulton se është vëllai i kryebashkiakut të Poliçait, Adriatik Zotkaj.

Zotkaj është dënuar me 1.4 vite burg, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Poliçan.

Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re