Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.  Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 34-vjeçari i dënuar nga autoritetet italiane me 10 vjet burgim, për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Klodjan Troci, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firence/Itali e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re