Mësohet se Islam Binjaku, i dënuar me 10 vite burg për drogë, ndodhej në reanimacion që prej datës 31 Gusht.

I dënuari Islam Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.

I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me diagnozë Arrest Kardiorespirator.

Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Burimi: dosja.a

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko