Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” ka rënë në prangat e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Fatjon Hoxha. 32-vjeçari u arrestua në  fshatin Sallmone, Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Shijak

Kapet në fshatin Sallmone dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shijak, në vijim të kontrolleve të kryera  bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Fatjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko