Kastriot Ismailaj që ndodhet në burg për cështjen e CEZ, është marrë në pyetje nga SPAK.

Burime bëjnë me dije se ai është shoqëruar nga burgu i Fierit për në ambientet e prokurorisë së Posaçme.

Ka qenë prokurori Altin Dumani që ka marrë dëshminë e tij dhe më pas është shoqëruar sërish për në burgun e Fierit.

Ismailaj është pyetur për disa udhëtime jashtë vendit.

Rikujtojmë se Ismailaj është dënuar me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe “pastrim të produkteve të veprës penale” ndërsa i është sekuestruar edhe 5 milionë euro pasuri.

Ismailaj ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re