Anëtari i grupit Shullazi Gilmando Dani ka dalë nga regjimi i posaçëm ’41 bis’. Mësohet se Dani do të transferohet në burgun e Rrogozhinës, ku dhe do të vuajë dënimin prej 12 vitesh burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Zbatimi i regjimit 41-bis në burgjet shqiptare ka nisur që prej gushtit të 2020. Në ato qeli qëndrojnë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë apo ata që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes e burgosjes. Banda e Shullazit me shtatë anëtarët: Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, si dhe Arbjon Aliko e Genci Balla ishin shtatë të parët që u bënë pjesë e këtij regjimi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re