Genc Tafili i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e komisarit të policisë së Shkodrës Arben Zylyftari në vitin 2000 është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Pasi gjykata e Krujës mori vendimin për ta liruar në vitin 2017, Apeli e rrëzoi vendimin duke kërkuar që Tafili të dënohej me 25 vite burg.

Menjëherë pas vendimit të Apelit, Tafili u arratis për në Gjermani ku u arrestua në datën 4 janar të këtij viti.

Genc Tafili

Çfarë ka deklaruar Genc Tafili për vrasjen e oficerit të policisë?

“Shteti asnjëherë nuk u mundua të zbardhte ngjarjen që na shkatërroi. Si u vra Zylyftari? Pse u soll ai në operacionin për kapjen e babait tim kur ky lëvizte çdo ditë nëpër qytet, në peshkim ku kishte biznesin dhe mund të kapej kurdo?

Gjithçka ishte kurth për të vrarë Arben Zylyftarin. Ai më ka vrarë babën të dorëzuar dhe desh të më vriste dhe mua për të humbur gjurmët. Nuk kam shpresë te ky shtet. Ndoshta duhen të tjera viktima, këtë herë nga pala jonë, që shteti të vërë mend”.

Këto ishin fjalet e Genc Tafilit ne nje apel te fundit nga burgu, per shtetin, qe jo vetëm të rifillojë hetimet nga e para mbi ngjarjen e 2 gushtit të vitit 2000, por të zbardhet e vërteta, sipas tij, mbi vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit.

Si ndodhi ngjarja ku mbeti i vrarë oficeri Arben Zylyftari?

Në datën 2 gusht 2000 policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit. Për pasojë u vra i kërkuari, por edhe drejtori i policisë Arben Zylyftari

22 janar 2001 ish-shefit të krimeve të Shkodrës, Prel Pjetrushi i bëjnë atentat. Ai u qëllua me breshëri kur do të futej në banesë, por fatmirësisht shpëtoi

2 tetor 2010 Admir Tafili arratiset pas një leje të përkohshme të dhënë nga burgu i Shën Kollit në Lezhë. Ai u shoqërua nga policia në banesën e tij, bashkë me vëllain Genci Tafili

18 mars 2011 vriten në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit. Policia dyshoi se autori i kësaj ngjarje është Admir Tafili, i cili u arratis nga burgu i Shënkollit

Arben Zylyftari u vra në aksion te banesa e familjes së Tafilit

Admir Tafili, i dyshuari për kryerjen e dy vrasjeve dje në Shkodër, akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e kolonelit Arben Zylyftari. Ngjarja ka ndodhur në 2 gusht 2000, në lagjen “Udha Kryq” të Shkodrës.

Ish-shefi i krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushi, vëllai i dy të vrarëve dje në Shkodër, pati filluar asokohe një aksion kundër grabitësve të makinave. Policia po patrullonte në lagje kur një agjent i rendit ka vënë në dijeni grupin e gatshëm për praninë e Bahri Tafilit, person në kërkim për vrasjen e Gëzim Gecit, i cili ka tentuar të largohet sapo ka parë forcat e rendit. Policët shkuan në banesën e Tafilit dhe, pasi trokitën disa herë, askush nuk e hapi portën.

Njëri nga policët tentoi të hipte në murin rrethues për të shkuar në oborrin e banesës, por u ndesh një breshëri automatiku. Në këtë kohë, ish-shefi i krimeve, Prelë Pjetrushi, që drejtonte aksionin, komunikoi me radio me drejtorin e policisë së Shkodrës, Kolonel Arben Zylyftarin. Ky i fundit vendosi të shkonte dhe vetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa Zylyftari po mbërrinte në vendin e ngjarjes, vazhdoi shkëmbimi i zjarrit.

Arben Zylyftari, ndërkohë kishte kërkuar mbështetjen e FNSH-ve dhe ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke u pozicionuar rreth 17 metra larg nga kasollja ku ishin futur Bahri dhe Genci Tafili. Në këtë kohë, zyrtarisht thuhet se është qëlluar me një të shtënë nga kasollja dhe plumbi kapi në gjoks Arben Zylyftarin, i cili gjeti vdekjen më pas në spitalin e Shkodrës.

Në këtë ngjarje, mbeti i vrarë edhe Bahri Tafili, ndërsa i biri, Genci Tafili, iu dorëzua policisë. Pas ngjarjes, 31-vjeçari Genci Tafili, i dënuar me 25 vjet burg, ka deklaruar se vrasja e Zylyftarit nuk është bërë nga ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re