FOTO ILUSTRUESE

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 27-vjeçarin Xhevahir Palushi, të dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë.

I riu ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2016 pasi akuzohej për vjedhjen me dhunë të një dyqani në Kamëz.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrugën “Kosova” Kamzë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xhevahir Palushi., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar më 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë.

Ky shtetas, në vitin 2016, dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë një dyqan në Kamzë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko