Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Trastevere, pasi është dënuar në Shqipëri me 4 vite burg.

Ditët e fundit, autoritetet shqiptare kërkua ekstradimin e 34-vjeçarit, i cili është dënuar për falsifikim dokumentash.

Kërkimet fillestare nuk dhanë rezultat, por, pas një sërë kontrollesh, 34-vjeçari u gjet nga hetuesit e rrethit XI San Paolo në shtëpinë e një të njohuri, në një apartament në Trastevere.

Pas akteve formale, burri u dërgua në burgun Regina Coeli në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Po hetohet nga hetuesit pozicioni i personit që priti të kërkuarin.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re