Skip to content

I dënuar me 5 vite burg për p*rdhunim në Itali, arrestohet 40-vjeçari në Berat (EMRI)

 

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga përfundoi E.V., të cilin Gjykata e Apelit në Ankona e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Përdhunimi”.

Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë ku do të vuajë dënimin e tij.

Njoftimi:

Berat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ankona”, i zhvilluar nga Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Përdhunimi”.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në DVP Berat dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:

E.V., 40 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Përdhunimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.