Surja Sinani, 48-vjeçari i dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri.

Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar Surja Sinani me 6 vjet burgim.

Në vitin 2014, shtetasi Surja Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë. 48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re