Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje është venë në prangat e policisë.
Sipas policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Denis Bregu, i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 2 vjet burgim, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim Denis Bregu, 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës“”, thuhet në njoftimin e policisë.