Marash Gjoklaj, 27 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës. Ai është vënë në pranga pasi ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare në vendin e saj të punës.

 

I riu sipas policisë ka qenë i dënuar edhe më parë përdhunim me një të rritur, për të cilën është dënuar me 4 vjet burgim, por ishte lënë në liri me kusht.

 

Tiranë/Ngacmoi seksualisht një shtetase, vihet në pranga 27-vjeçari.

 

I arrestuari, i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, aktualisht i liruar me kusht.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se një një biznes në njësinë administrative nr. 8, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

 

Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj.

 

Gjithashtu, po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.

 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht është i liruar me kusht.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko