KURBIN

Arrestohet në Kurbin një 39-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Italisë ku ishte i dënuar për një krim të disa viteve më parë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, nga forcat policore të Mirditës dhe Kurbinit, janë ushtruar kontrolle me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.

Si rezultat, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, Igli (Arban) Malçi, 39 vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi provizor i tij u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali me vendimin Nr. 1/1 datë 14.12.2003, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale ” Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen” parashikuar nga nenet 575, 577 dhe 582 të Kodit Penal Italian.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re