Shqiptari 30-vjeçar Aldo I., i cili u dënuar me pak më shumë se tre vjet burg për rolin e tij në një incident me armë zjarri në fund të vitit 2020 në Luksemburg, tani dyshohet se është një figurë kyçe e një bande shqiptare që merret me trafikimin e kokainës drejt Holandës, shkruajnë mediat holadeze.
30-vjeçarin Aldo I. si një figurë kyçe të një grupi kriminal shqiptar i përfshirë në trafikimin e 475 kilogramëve kokainë drejt portit të Vlissingen në Hollandë. Hetimi, i cili po drejtohet përmes bashkëpunimit mes zyrave për luftën kundër drogës në Belgjikë, Policisë Holandeze dhe autoriteteve të tjera ligjzbatuese, përfshin edhe pjesëmarrjen e elementëve me të kaluar kriminale të dhunës.
Plagosja për shoqëruset
Mbrëmjen e 24 nëntorit 2020, Aldo ndodhej në një lokal nate në Remich, ku rreth orës 22:30 shpërthen një konflikt me një bashkëkombës, i cili dëshiron t’i ftojë për një gotë tre shoqërueset e Aldos dhe e prek njërën prej tyre në krah. Sipas hetimeve, kundërshtari tenton ta sulmojë Aldon bashkë me disa shokë të tij, të cilët thuhet se ishin të armatosur me shkopinj. Aldo shkon te makina e tij, merr një armë zjarri, e ndjek personin dhe e qëllon katër herë me një pistoletë të kalibrit të madh.
Mëngjesin para të shtënave në Remich, dogana holandeze njoftoi zbulimin e 475 kilogramëve kokainë në portin e Vlissingenit. Droga ishte fshehur në një kontejner me banane nga Ekuadori dhe u zbulua më 23 nëntor 2020 gjatë një kontrolli të rastësishëm. Vlera e saj në treg vlerësohej rreth 23 milionë euro.
Përveç këtij incidenti, Aldo I. dyshohet edhe për një shkëmbim armësh të ndodhur në Tiranë në korrik 2021, ku u plagosën dy persona. Ai u kap nga autoritetet luksemburgase në Bruksel në dhjetor 2021 dhe u arrestua.
Hetimet e vazhdueshme nga autoritetet belge dhe holandeze e identifikojnë Aldo I. si një lojtar të rëndësishëm brenda rrjetit shqiptar të trafikut të drogës, duke përfshirë transportin e sasisë së konsiderueshme të kokainës drejt portit të Vlissingen.
LEXO EDHE: “Trafik droge me ton”/ Gazeta në Luksemburg për shqiptarin: Djali i ish-deputetit si bos mafioz! Krahu i djathtë i…

Aksioni i SPAK
SPAK urdhëroi një operacion të gjerë në Nikël, mëngjesin e së mërkurës, 10 dhjetor, kundër grupit kriminal të njohur si “Rraja”, duke çuar në 14 urdhër-arrest, 10 prej të cilave u ekzekutuan. Grupi në fjalë akuzohet për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Masa “arrest me burg” është caktuar ndaj: Islam Sefa, Rexhep Rraja (djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja), Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme në lekë, euro dhe dollarë, si dhe makina luksoze, armë, ora Rolex dhe dokumente të ndryshme.
