Kapet një tjetër person në kërkim nga pala greke në Kapshticë. Në tentativë për t’u futur në Shqipëri është arrestuar një shqiptar 56 vjeç.

Ai rezulton i dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Selanikut për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, ngjarje e ndodhur në vitin 2013 në Selanik.

Tre ditët e fundit në pikat kufitare, policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë të kërkuar në Greqi e Gjermani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re