Një shtetas kosovar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

 

Në një njoftim për media, bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.S, i cili në vitin 2018 është dënuar nga drejtësia gjermane për disa vepra penale.

 

Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar dhe shkurt, të vitit 2018, në cilësinë e pjesëtarit të një grupi kriminal, është përfshirë në disa vjedhje në banesa dhe në biznese, në Hanover, Gjermani. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në vitin 2018, janë gjetur municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

 

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

 

Morinë, Kukës

 

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale.

 

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

 

R.S., banues në Kosovë.

 

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Hanover, Gjermani, me vendimin e datës 12.07.2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e ligjit të narkotikëve”, “Shkelja e ligjit mbi armët” dhe “Vjedhja në kuadër të grupit kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

 

Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar dhe shkurt, të vitit 2018, në cilësinë e pjesëtarit të një grupi kriminal, është përfshirë në disa vjedhje në banesa dhe në biznese, në Hanover, Gjermani. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në vitin 2018, janë gjetur municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë. 

 

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. 

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re