Policia e Fierit ka arrestuar një 21 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.I, i cili është dënuar me burg nga gjykata italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me INTERPOL me qëllim ekstradimi drejt vendit fqinj.

 

Fier / Finalizohet nga Sektori Operacional i DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Provizor”.  

 

Kapet në Patos dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 21-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike. 

 

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:   

 

M.I., 21 vjeç, banues në Patos.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re