Policia e Sarandës  finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, si rezultat i ktë cilit  u ndalua shtetasi E. C., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 19.12.2022, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” sepse dyshohet se më datë 15.12.2022, në lagjen nr. 3, para spitalit të Sarandës, ka goditur disa herë me grushte rojën e këtij spitali, për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe 3 krehra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re