Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka sekuestruar pasuritë e Gëzim Cafit, i deklaruar fajtor, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.9, datë 22.06.2023, ndër të tjera, ka vendosur konfiskimin e pasurive të paluajtshme, si më poshtë:

1-Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 900 m2, e cila ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi;

2-Objekti tre katësh, me një sipërfaqe ndërtimi në total 900 m2, me destinacion Bar -Restorant – Hotel, i cili ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi.

Gëzim Cafi, vëllai i Bledar Cafit është dënuar me 17 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim.

Bledar Cafi  i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës është akuzuar për vrasjen e Shyqyri Mustafajt në vitin 2001./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re